Artmotion shpall KONKURS për pozitën Menaxher/e i/e Regjionit
Vendi i punës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
Mbikëqyrja e operacioneve teknike në regjion
Monitorimi i gjendjes dhe zhvillimit të rrjetit në terren
Koordinimi dhe mbikëqyrja e kontraktorëve dhe palëve të treta
Identifikimi i problemeve operative dhe koordinimi i zgjidhjeve
Raportimi i rregullt mbi aktivitetet operative dhe zhvillimet në regjion
Mbështetja dhe koordinimi i aktiviteteve të shitjes: D2D, shop, distributor dhe aktivizime dhe fushata lokale
Identifikimi i mundësive për zhvillim dhe zgjerim të shërbimeve
Bashkëpunim i afërt me departamentet teknike, operative dhe komerciale
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Diplomë universitare në Telekomunikacion, IT, Menaxhim ose fusha të ngjashme
Përvojë pune në sektorin e telekomunikacionit ose operacioneve në terren
Njohuri mbi rrjetat telekomunikuese dhe infrastrukturë FTTH/HFC janë avantazh
Aftësi të mira organizative dhe raportuese
Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi
Njohuri bazë mbi proceset e shitjes dhe zhvillimit komercial
Patentë shofer valide dhe gatishmëri për lëvizje në terren
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike, hr@artmotion.net
CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes universitare;
Letër Motivuese;
Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatës;
Certifikatat e trajnimeve eventuale;
Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 19.06.2026.●●●
ASHKRIMI NGA
AH
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.