Artmotion nis javën me një ndeshje të zjarrtë nga Bundesliga NULL NULL 12.04.2021 18:30 12.04.2021 18:30 Pas gjashtë ndeshjeve shumë interesante dhe befasuese të transmetuara në vikend, e hëna na sjellë ndeshjen e fundit të xhiros së 28-të në elitën e futbollit gjerman. 20:30 HOFFENHEIM – LEVERKUSEN ART SPORT 2 Hoffenheim dhe Leverkusen e mbyllin xhiron në Bundesligë me një duel direkt mes tyre që ka rëndësi të madhe për vazhdimin e edicionit. Kjo ndeshje luhet të hënën me fillim nga ora 20:30 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2. Pas 27 dueleve të luajtura, “Farmaceutiket” e Leverkusen tashmë me trajner të ri qëndrojnë në pozitën e gjashtë me 43 pikë, por kanë akoma shpresa që të jenë në katërshen e më të mirëve. Nga ana tjetër Hoffenheim do synoj që sa më shpejtë ta siguroj mbijetesën dhe ta përfundoj sezonin e qetë, ata janë aktualisht të renditur në vendin e 12-të me 30 pikë të grumbulluara. Ndeshja e parë mes këtyre dy klubeve kishte qenë shumë interesante dhe atraktive, teksa pas 3 kartonëve të kuq fitore me rezultat 4:1 kishin arritur Leverkusen. Hoffenheim, formacioni i mundshëm: Baumann – Posch, Grillitsch, Richards – John, Samassekou, Rudy, Kaderabek – Baumgartner, Bebou, Dabbur Leverkusen, formacioni i mundshëm: Hradecky – Tah, Bender, Tapsoba – Bellarabi, Palacios, Aranguiz, Wendell – Wirtz, Amiri, Alario. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.