12:54, 30 Maj 2019

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, përkatësisht 1 Qershorit, Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.

Aktivitetet nisin me programe artistike-edukative për fëmijët. Do të organizohen lojëra të shumta shoqëruar me vallëzim, këndim, vrapim e lexim, prezencë të zhonglerëve dhe maskotave të ndryshme, ku do të përfshihen edhe shfaqje teatrale, krosi pranveror dhe koncerte të ndryshme për fëmijë.

Ky organizim është mbështetur gjithashtu edhe nga kompania Artmotion e cila mes tjerash përmes kanalit të preferuar për fëmijë, PrinceKids do të bëjë transmetim e këtyre ngjarjeve direkt nga sheshi në Prishtinë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë