Artistja palestineze vritet me fëmijët e saj gjatë sulmin ajror në Gaza (FOTO/VIDEO) NULL NULL 21.10.2023 21:22 21.10.2023 21:22 Artistja palestineze, Heba Zagout, u vra me dy fëmijët e saj të vegjël në një sulm ajror izraelit në Gaza të premten, më 13 tetor, konfirmoi motra e saj në Facebook. Vdekja e artistes 39-vjeçare u raportua edhe nga botimi palestinez Arabs48, transmeton Klan Kosova. Zagout studioi artet e bukura në Universitetin Al-Aqsa të Gazës dhe u trajnua për dizajn grafik. Ajo grumbulloi një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale për pikturat e saj të peizazheve dhe njerëzve palestinezë, veçanërisht përshkrimet e saj të skenave nga Gaza dhe Jerusalem. “Unë u përpoqa të shpreh ndjenjat negative, emocionet dhe tensionet që ndodhin në Gaza,” tha ajo për punën e saj në një intervistë që u publikua rreth dy javë para vdekjes së saj. “Unë e konsideroj artin një mesazh që ia përcjell botës së jashtme përmes shprehjes sime të çështjes palestineze dhe identitetit palestinez”. Zagout punoi si mësuese e shkollës publike dhe më parë ishte i punësuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë. Të paktën 2,865 palestinezë dhe 1,400 izraelitë janë vrarë që nga sulmi i papritur i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor. Këto shifra pritet të rriten ndërsa Izraeli përgatitet për një pushtim tokësor të Rripit të Gazës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.