15:00, 26 Qershor 2019

Artisti amerikan, Mark Jenkins, është emri prapa figurave që shfaqen pa fytyrë nëpër rrugë anembanë botës.

Të vendosura në poza provokuese, skulpturat e tij në formën e manekinëve të pajetë shpesh janë kritika sociale që synojnë të sfidojnë shikuesit për të vënë në dyshim realitetin e tyre.

Në atë që ai e quan teatër urban, këto skulptura realistike provokojnë një sërë reaksionesh që transformojnë instalimet e tij në artin me shumë nivele të performancës.

Arti i tij është poetik por edhe i errët.

“Më pëlqen që njerëzit pyeten për ambientin që i rrethon, çka është reale dhe çka nuk është. Këtyre ditëve ata janë aq të “varrosur” në telefonat e tyre celularë dhe unë thjesht doja që t’ua ngrija kokën”, deklaroi artisti.

“Në fillim po mblidhja të dhëna sociale rreth reagimeve të njerëzve, por gjashtë vjet më vonë këto imazhe janë më shumë rreth poezisë dhe rreth të kapurit të momentit magjik.

Konkurs Pune

Lexo më shumë