Artisti shqiptar humb betejën me COVID-19

Artisti shqiptar humb betejën me COVID-19

NULL NULL
2 months më parë

Guljelm Radoja nuk ia doli.

Artisti i merituar ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej në gjendje të rëndë, i infektuar me Covid-19.

Lajmin e konfirmoi edhe djali i tij Red Radoja, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël…”

Për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore pak ditë më parë pati reagime nga emra të njohur, si Bashkim Zahaj, Mevlan Shanaj e Monika Lubonja, që i drejtuan apel shtetit për ndihmë.

Guljelm Radoja lindi në 2 Korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, filloi punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas u largua nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role./tvklan