Artisti i famshëm Sislej Xhafa shpallet ”Anëtar nderi” nga Akademia e Arteve në Firencë NULL NULL 23.03.2022 18:01 23.03.2022 18:01 Artisti i famshëm Sislej Xhafa është shpallur ‘Anëtar nderi’ nga Akademia e Arteve në Firencë të Italisë. Këtë e bën të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, përmes një njoftimi në facebook, ndërsa tregon se e gjitha ndodhi dje në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, në të cilën u zhvillua ceremonia e inaugurimit të vitit të 238-të akademik, transmeton Klankosova.tv. Në fjalën e saj, ambasadorja Lendita Haxhitasimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral Kosovë-Itali, duke u ndalur në veçanti në fushën e shkëmbimeve akademike dhe arsimit, ku prezantoi me mirënjohje dhe krenari artistin e mirënjohur ndërkombëtarisht, ish-studentin nga Kosova të kësaj akademie prestigjioze, Sislej Xhafën, i cili gjatë kësaj ceremonie u nderua me titullin e “Akademikut të nderit”. ”Sislej Xhafa, gjatë karrierës së tij të gjatë artistike, me veprat, kontributin dhe interpretimet e tij, është dalluar gjithnjë për një stil unik dhe të veçantë, duke trajtuar gjithmonë çështjet sociale dhe politike me një ironi të hollë dhe aftësi të rrallë. Ambasadorja nënvizoi disa nga idetë dhe iniciativat e tij gjeniale, ku përmes artit Sislej ka përfaqësuar Kosovën edhe para lindjes së Shtetit tonë. Sislej Xhafa na nderon në të gjithë botën, dhe shpallja e tij “Akademik Nderi” është edhe mirënjohja më e lartë që mund t’i bëhet pikërisht nga Akademia ku ai ka hedhur e formësuar hapat e parë artistik. Sislej u shpall Akademik Nderi së bashku me profesorin Salvatore Settis, artisten Kiki Smith dhe profesoren Stefania Ippoliti”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali, transmeton Klankosova.tv. Në ceremoni morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Sh.S. Znj. Lendita Haxhitasimi, Presidenti i Akademisë së Arteve të Bukura Carlo Sisi, Profesoreshat Serena Conti dhe Susanna Ragionieri, drejtori Claudio Rocca, presidenti i Rajonit të Toskanës, z. Eugenio Giani, si dhe autoritet vendore të Komunës së Firences. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025