Artisti Hekuran Sokoli shfaq frymëzimin e tij për yjet në ekspozitën “Rrugëtimi Astral” NULL NULL 10.06.2021 10:41 10.06.2021 10:41 Piktori Hekuran Sokoli ka folur për ekspozitën e tij “Rrugëtimi Astral”, e cila do të hapet nga nesër në hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Ai në Ora Shtatë në Klan Kosova ka theksuar se frymëzimi për 16 pikturat e tij të cilat do të ekspozohen e ka marrë nga yjet dhe nga përditshmëria e tij. “Përgatitjet kanë filluar prej kohësh, për shkak të angazhimeve të tjera nuk kam pasë mundësi të punojë më shumë në këtë aspekt, Tani, në kohët e fundit jam marrë më shumë me këtë punë. Nga nesër kush është i interesuar mund të shoh ekspozitën që do të fillojë nga ora 19:00. Kurator i ekspozitës është profesori i artit, Musa Kalaveshi”. “Skicat i kam filluar në mars të vitit të kaluar, kur janë konfirmuar rastet e para me COVID-19. Për mua ka qenë një privilegj, që kam punuar në shtëpi me një laptop nga pak. Më pas kamë dalë të blej material , pëlhurë dhe ngjyra dhe i fillova t’i materializojë. Teknika e këtyre pikturave është vaj në pëlhurë, në punime ka forma gjeometrike, elemente mekanike që kam punuar më herët në shtypshkronjë”, ka thënë Sokoli. Ai ka deklaruar se nëse puna e tij pëlqehet nga publiku do të fillojë të punojë më shumë edhe në skicat e tjera që i ka realizuar të cilat nuk do t’i shfaq në ekspozitës, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë