16:43, 21 Korrik 2019

12 artistë të disiplinave të ndryshme të artit pamor, kanë “pushtuar” lagjen Ulpiana në Prishtinë, me një ekspozitë të përbashkët.

Ekspozita e titulluar “Kuarti i Artistëve” tashmë po organizohet për herë të dytë, pasi që një e tillë ishte organizuar edhe gjatë vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.

Përveç pikturave që janë të ekspozuara brenda dhe jashtë atelieve, artistët kanë organizuar edhe një ndejë me muzikë, ushqim dhe pije, në mënyrë që ta bëjnë më të veçantë këtë ngjarje që ka filluar të bëhet traditë për ta.

Vizitorët do të kenë mundësi t’i shohin veprat e 12 artistëve të ndryshëm në këtë ekspozitë, në të cilën bëjnë pjesë artistë të moshës së re dhe të vjetër me stile dhe teknika të ndryshme.

Emrat e artistëve pjesëmarrës janë: Merita Maloku, Bardha Buza, Festim Matoshi, Mina Krasniqi, Shqipe Berisha, Agron Mulliqi, Anton Krasniqi, Gent Kadriu, Linda Suhodolli, Leonoid Palushaj, Mentor Avdili dhe Shpëtim Mehmeti.

Ekspozita ka filluar në ora 12:00 dhe do të qëndrojë e hapur për artdashësit deri në ora 21:00.

 

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë