Artistët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës punësimin e 15 aktorëve në Teatrin Dodona NULL NULL 05.08.2020 13:13 05.08.2020 13:13 Një grup i përfaqësuesve të aktorëve të Prishtinës, kanë mbajtur një konferencë për media para Komunës së Prishtinës, ku kanë kërkuar themelimin e trupës rezidente në Teatrin Dodona. Ata paralajmëruan edhe protesta nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. Përfaqësues i këtij grupi, Leonit Maloku, theksoi se iniciativa për themelimin e trupës rezidente është marrë qysh para dy vjetëve, por që ende nuk është realizuar. Ai tha se i është shtruar kërkesë edhe Ministrisë së Financave që të shtohet numri i aktorëve në Teatrin Dodona, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër. Si artistë të pa punë, ata kanë kërkuar përkrahje edhe nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti për iniciativën e tyre, por që Maloku thotë se edhe nga ana e kryetarit është neglizhuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë