Artistët bëhen bashkë për një këngë bamirësie NULL NULL 20/04/2020 20/04/2020 Dua Lipa, Chris Martin nga grupi Coldplay dhe Rita Ora janë ndër yjet e muzikës që do të ‘huazojnë zërat e tyre’ për një këngë bamirësie në Radio 1 Live Lounge. Ata dhe 20 të tjerë kanë incizuar një version të hitit të vitit 20013 “Times Like These” nga Foo Fighters. Të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë tek bamirësitë “Children in Need” dhe “Comic Relief”. Yje të tjera të përfshira në këtë këngë janë Anne-Marie, Bastille, Ellie Goulding, Jess Glynne, Paloma Faith dhe Rag ‘N’ Bone Man. Kënga “Stay Home Live Lounge” do të publikohet në mesdite më 23 Prill. “Stay Home Live Lounge” do të incizohet dhe filmohet nga artistë nëpër shtëpitë e tyre dhe do të prodhohet nga Fraser T Smith.
Kosova Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) 18 minuta më parë
Kosova ‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës 26 minuta më parë
Ndërkombëtar 20 yje fëmijë, pamja e të cilëve si të rritur na mahniti plotësisht (FOTO) 38 minuta më parë