Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artistë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria sonte mbajnë koncert në Tiranë

NULL NULL
31.03.2025 15:35

Ansambli i njohur kamertal Sexteti Ballkanik “Pro Arte” do të mbajë koncert sonte nga ora 19:00, në Sallën e madhe të Universitetit të Arteve në Tiranë.

I formuar në vitin 2013, ky ansambël unik bashkon artistë të shquar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët ndajnë një pasion të përbashkët për muzikën e dhomës dhe bashkëpunimin kulturor në rajonin e Ballkanit. Gjatë viteve, sexteti ka performuar në skena të rëndësishme, duke fituar vlerësime për cilësinë artistike dhe përkushtimin ndaj promovimit të veprave klasike dhe bashkëkohore.

Përbërja e ansamblit:
• Lejla Haxhiu Pula – Piano
• Enkelejda Zajmi Gorani – Flaut
• Marina Nikolovska – Oboe
• Astrit Mustafa – Klarinetë
• Orges Malaj – Fagot
• Ilir Kodhima – Kornë
Programi përfshin vepra nga kompozitorët:
• L. Thuille
• K. Aliçkaj
• E. Sina
• A. Benjamin

Ansambli nderon gjithashtu kujtimin e Fatos Jahos, fagotistit të shquar shqiptar i cili ishte pjesë e formacionit të parë të sextetit. Kontributi dhe arti i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, dhe ansambli vazhdon ta çmojë pjesëmarrjen e tij dhe të ruajë kujtimin për artin që ai dhuroi.

Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Universitetin e Arteve, Tiranë, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.