Arti shqiptar në qendër të Venecias NULL NULL 07.05.2015 19:09 07.05.2015 19:09 Pavijoni shqiptar tërhoqi vizitorë të shumtë mes të cilëve koleksionistë shumë të njohur, kritikë arti, drejtues muzesh dhe galerish të rëndësishme, gazetarë e aritstë, shqiptarë dhe të huaj. Në Bienalen e Artit “Venecia 2015”, e cila u hap të mërkurën, pavioni shqiptar u përfaqësua nga artisti Armando Lulaj dhe kuratori Marco Scotini me “Albanian Trilogy: A Series of Devious Stratagems”. Pavijoni u hap nga Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro. “Bienalja Ndërkombëtare e Venecias është rasti më i mirë për t’u njohur, falë urave të Artit, Kulturës dhe komunikimit bashkëkohor”, tha Kumbaro. “Sot Shqipëria flet me punën e kuratorit të njohur Marco Scotini dhe artistit shqiptar Armando Lulaj. Artistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi. Për fat, por jo rastësisht, Shqipëria ka shumë prej tyre”. Ky është i viti i dytë që Shqipëria vendoset në qendër të Artit në Bienale, pas suksesit të Pavijonit shqiptar në Ekspozitën e Arkitekturës në Bienale 2014, me Edi Hilën dhe Adrian Pacin, kuruar nga Beyond Entropy. Ndërkohë, kuratori Marco Scotini u shpreh se është i rëndësishëm fakti që për të parën herë Shqipëria prezantohet me një Pavijon qendror në Bienalen e Artit të Venecias. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Kush e vrau gazetaren e BBC që ndihmoi refugjatët kosovarë? NETFLIX flet për një vrasës serb (VIDEO) 26/09/2023
Kino dhe Teatër “Projekti Handke”, drama e cila flet për gjenocidin serb, fituese në Francë (VIDEO) 26/09/2023