Arti i Salvador Dalí, për herë të parë në Indi NULL NULL 12.02.2025 23:31 12.02.2025 23:31 Pavarësisht se surrealisti spanjoll Salvador Dalí nuk e ka vizituar kurrë Indinë, një ekspozitë e veprave të tij artistike po mbahet për herë të parë në këtë vend. Ekspozita, e cila do të hapet të premten në kryeqytetin Delhi, do të shfaqë një koleksion të gjerë me më shumë se 200 vizatime origjinale, gravura dhe piktura me ujëngjyrë nga Dalí, transmeton klankosova.tv. Ky koleksion është kuruar nga Christine Argillet, vajza e Pierre Argillet, një koleksionist francez që ishte gjithashtu mik dhe botues i Dalí. “Dalí ishte i fascinuar nga India, sidomos nga magjepsja e Perëndimit për mistikën indiane në vitet 1960 dhe 1970”, tha Argillet për BBC. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.