Arti i Amësisë NULL NULL 08.05.2015 20:04 08.05.2015 20:04 Fotografja me emrin artistik Alice in Wonderland, së fundmi ka bërë një numër të fotografive për lidhjen e fortë që ekziston në mes të nënës dhe fëmijës. Kjo seri e fotografive, e njohur si “Fine Art of Motherhood”, është frymëzuar nga ushqyerja me gji. Kjo sepse ky proces shpeshherë cilësohet si diçka që nuk do të duhej të bëhej në publik. “Dëshiroj që njerëzit ta kuptojnë që ushqyerja me gji është një lidhje e shenjtë mes nënës dhe fëmijës së saj dhe nuk ka të bëjë me ekspozimin e lëkurës. Unë e kam bërë një përpjekje që ta portretizojë këtë lidhje në fotot e mia”. Ideja e Alice ishte që të çmitizohet ideja që është turp ta ushqesh fëmijën me gji publikisht.