Arthur – emri i parë i stuhisë për këtë vit

Arthur – emri i parë i stuhisë për këtë vit

NULL NULL
5 muaj më parë

Dy javë para fillimit zyrtar të sezonit të stuhive në Oqeanin Atlantik, Arthur – është bërë stuhia e parë e emëruar për këtë vit.

Dy avionë të Rezervave të Forcave Ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë caktuar që t’i nisin hetimet rreth asaj se si u formua kjo stuhi dhe nëse pritet që të ketë intensifikime, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Nëse kjo rrymë intensifikohet, atëherë do të paraqesë rrezik për zonat verilindore të Floridës përmes brigjeve të Karolinës së Veriut.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA ka thënë se duhet të përcillet nga afër përparimi i këtij sistemi, pasi ai mund të prodhojë erëra të forta dhe të reshura të mëdha të shiut të hënën.

klankosova.tv