Arteta për Xhakën: Jam shumë i lumtur me të, një nga sezonet më të mira NULL NULL 13.05.2023 00:38 13.05.2023 00:38 Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për mediat para ndeshjes kundër Brightonit të dielën. Trajneri i “Topçinjve” foli për Granit Xhakën, Martin Odegaard si dhe për lëndimet e William Salibas dhe Oleksandr Zinchenkos. Kreu i Arsenalit u shpreh i lumtur me mesfushorin kosovar me nënshtetësi zvicerane, duke thënë se Xhaka po kalon një sezon fantastik. “Jam tejet i lumtur me Granitin. Ai po kalon një sezon fantastik, ndoshta njërin nga sezonet më të mira që ai ka kaluar në klub. Jemi tejet të lumtur që e kemi”. Ndërkaq për Odegaard, Arteta tha se ai e përfaqëson klubin në një mënyrë unike. “Ka shumë mënyra për ta udhëhequr ekipin dhe ai ka një mënyrë unike. Ne jemi shumë të lumtur që ai e prezanton klubin në mënyrën që e bën”, tha Arteta. Po ashtu, Arteta foli edhe për lëndimet e Salibas dhe Zinchenkos, për të cilët thuhej se ka përfunduar sezoni. “Me Ëilliam është e sigurt që ai nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, dhe ne jemi në dyshim që ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës”, tha Arteta. Sa i përket Zinchenkos, Arteta e mohoi se ka përfunduar sezoni për yllin ukrainas. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.