Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arteta pas humbjes së Arsenalit nga Porto: Jam shumë i zhgënjyer si e dhamë ndeshjen në fund

NULL NULL
22.02.2024 08:42
Mikel Arteta
Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta

Arsenali është mposhtur mbrëmë nga Porto në ndeshjen e parë të Champions League në këtë fazë të eliminimeve.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 94-të të ndeshjes, ndërsa trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin.

“Jam shumë i zhgënjyer si e dhamë ndeshjen në fund, nuk e menaxhuam mjaft mirë atë situatë”.

“Ju dënoheni në Champions League. Nëse nuk mund ta fitoni atë, atëherë s’mund ta humbni”, tha Arteta, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, trajneri i Arsenalit tha se ekipi i tij e dominoi lojën, por u mungonte qëllimi për t’i konkretizuar rastet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.