Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arteta, edhe tri vjet në Arsenal

NULL NULL
12.09.2024 11:11
mikel arteta
Një baner me imazhin e menaxherit të Arsenalit në mesin e "Topçinjve". Foto: AP

Arsenali duket se është rehatuar me menaxherin Mikel Arteta.

Kjo pasi, siç raporton gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, klubi është dakorduar për vazhdim të kontratës me të deri në vitin 2017.

“Pas negociatave në fazat finale që nga maji, Arsenali po përgatitet të nënshkruajë formalisht dokumentet me Mikel Artetan. Marrëveshja është e vlefshme për tri vitet e ardhshme, siç ka raportuar “The Athletic” — Arteta tashmë është pajtuar”, ka shkruar Romano.

Arsenali viteve të fundit është duke kaluar nëpër një fazë të mirë, duke qenë konkurrent i Manchester Cityt në Premier Ligë, ndonëse ende nuk ka arritur që ta fitojë ligën.

Trofeun e fundit, klubi nga Londra e fitoi më 2020 – atë të FA Kupës angleze. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme