Arteriet e gjakut më se të rëndësishme NULL NULL 16/11/2015 16/11/2015 Arteriet e gjakut në trupin e njeriut janë shumë të rëndësishme. Ato janë transportuesit kryesorë të oksigjenit dhe ushqimit në zemër. Për shkak të rëndësisë së tyre të madhe, arteriet duhet të qëndrojnë të shëndetshme. Ushqimet e yndyrshme, produktet e përpunuara, kemikatet dhe toksina, mund të shkaktojnë probleme serioze në sistemin kardiovaskular. Për t’i mbajtur ato të shëndetshme mund ta provoni përgatitjen e një ilaçi me përbërës natyralë. Për këtë ilaç, u nevojiten 8 kokrra limoni, 4 litra ujë, disa copa xhenxhefil dhe 8 thelpinj hudhër. Pasi t’i lani limonat duhet t’i prisni në feta të holla bashkë me lëkurë. Në një tenxhere me ujë duhet t’i vloni xhenxhefilin dhe hudhrat të cilat më parë duhet t’i copëtoni mirë. Kur uji me hudhra e me xhenxhefil të ftohet, duhet t’ia hidhni fetat e limonit. Këtë pije duhet ta konsumoni çdo ditë, dy orë para se të hani diçka.