Arta shpërthen në lot pas surprizës me dron, Stresi thotë “se ishte i nevojshëm ky sinjal nga jashtë” (VIDEO) NULL NULL 20.01.2023 19:30 20.01.2023 19:30 Gjatë ditës së sotme një surprizë nga jashtë ka ardhur enkas për banoren e Big Brother VIP Kosova, Artën. Kësisoj, në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh” ka rënë një dron me porosi për Artën, çka bëri që banorët e tjerë të brohorasin fort, ndërsa e emocionuar mbeti edhe vetë aktorja. “Zoti ju bekoftë, ju dua shumë vetëm që ju ka shkuar në mendje”, ka thënë Arta. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Stresi, i cili ka thënë se një sinjal i tillë ishte i nevojshëm për Artën. “Arta është e fortë, vështirë është me ia pa lotin, vetëm për arsye të forta. Vërtet ka pasur nevojë për një sinjal të tillë. Nuk i ka vetëm dy mijë ndjekës, por i ka 200 mijë”, ka thënë Stresi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Besi i Big Brother “harron” aktrimin sfidohet por a ia doli me sukses? (VIDEO) 1 month