Arsyetohet pronari i restorantit: Nga 400 mysafirë, vetëm 5 u helmuan (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 27.09.2022 20:16 nga Qendresa Tershana 27.09.2022 20:16 Pesë anëtarë të një familje llapjane u helmuan nga ushqimi që konsumuan në restorantin “Ora”. Të njëjtit, gjatë të martës, nuk pranuan të deklarohen për rastin veçse thanë se tre anëtarë janë ende në Klinikën Infektive. Për këtë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e mbylli lokalin, derisa të dalin analizat laboratorike. Por, me këto pretendime nuk u pajtua pronari i lokalit, Ditar Hoti, i cili qëndroi në mbajtje policore për këtë punë. Ai prezantoi edhe raportin e Agjencisë së Ushqimit të cilët, sipas tij, nuk gjetën gjë të keqe kur shkuan për inspektim në restorantin e tij. Hoti thotë se po presin rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik për të vërtetuar deklaratat e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024