Arsyeja pse kungulli është i mirë për trupin tonë NULL NULL 28.02.2020 22:11 28.02.2020 22:11 Ashtu si kushërinjtë e tyre portokalli, karrota dhe patatja e ëmbël, kungujt janë të pasur me beta karoten dhe trupi ynë e ndryshon këtë antioksidant në vitaminë A. Vitamina A është thelbësore për të parë mirë, për të hequr mikrobet dhe për ta bërë sistemin tuaj riprodhues të funksionojë ashtu siç duhet. Ndihmon gjithashtu që zemra, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera të qëndrojnë të shëndetshëm. Por për çfarë saktësisht është kungulli? – Një filxhan kungulli mund të japë 200% të konsumit të rekomanduar ditor të vitaminës A. Vitamina A ndihmon për të pasur sy të shëndetshëm dhe për të parë më mirë, veçanërisht në kushte me dritë të ulët. – Vitamina A e kungullit sjell një avantazh tjetër të madh: një rrezik më të ulët për tu prekur me disa lloje të kancerit, siç është kanceri i mushkërive ose prostatës. Studimet tregojnë se ky përfitim arrihet vetëm kur hani ushqime me vitaminë A. Ju nuk merrni të njëjtën mbrojtje vetëm nga shtojcat e vitaminës A. Nxit mbrojtjen imunitare– Përveç beta karotenit, kungujt ofrojnë një sasi të madhe të vitaminës C, vitaminë E, hekur dhe folate, të cilat forcojnë sistemin imunitar, shkruan noa.al. Shtimi i kungullit në dietën tuaj mund të ndihmojë qelizat imune të punojnë më mirë për të larguar mikrobet dhe shërimin e shpejtë në rast të një dëmtimi. Hipertension- Ngjyra portokalli e kungullit është gjithashtu një shenjë se është e pasur me kalium. Kjo është kritike për uljen e presionit të gjakut. Farat e pastra të kungullit janë gjithashtu plot minerale të cilat rrisin nivelin e kolesterolit HDL (lloji “i mirë”) dhe ndihmojnë për të mbajtur presionin e gjakut të ulët. Flini më shëndetshëm- Farat e kungullit përmbajnë triptofan, një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotonin. Përveç që ju bëjnë të ndiheni mirë, serotonina është gjithashtu një element kryesor që promovon gjumin e mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 22 orë më parë