Arsyeja e dhimbjes së gjunjëve gjatë dimrit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsyeja e dhimbjes së gjunjëve gjatë dimrit

NULL NULL
16/12/2015

Personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e sistemit skeletor, dhimbjen e gjunjëve i kanë më të theksuara. Sipas një studimi të publikuar në Clinical Journal of Pain theksojnë se shkaku kryesor i dhimbjeve më intensive në gjunjë gjatë dimrit është mungesa e vitaminës D në trup.

Në bazë të analizës së bërë nga shkencëtarët mbi gjendjen shëndetësore dhe intensitetin e dhimbjes në gjunjë në popullsinë botërore gjatë gjithë vitit.

Ata konstatuan se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza, shpesh kërkojnë ndihmë nga ndonjë mjek gjatë dimrit. Shumicës së tyre u ndihmon marrja e suplementeve të vitaminës D, transmeton Koha.net. Vitamina D prodhohet në trup gjatë ekspozimit ndaj diellit, që është arsyeja se pse gjatë muajve të dimrit e kemi në sasi më të vogla në trup.

Mungesa e vitaminës D e rrit rrezikun e inflamacionit kronik në trup, por edhe shpesh e shkakton përkeqësimin e simptomave të inflamacionit kronik. Sasia e vogël e vitaminës D në trup e vështirëson funksionimin adekuat të indeve eshtërore. Mungesa e vitaminës D është një problem që haset nga shumë njerëz në mbarë botën.

Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë e duhur të marrjes së vitaminës D, konsultohuni me mjekun tuaj ose nutrologun. Trupi e ruan vitaminën D në qelizat e yndyrës, që është arsyeja se pse nevoja për vitaminë D rritet në përputhje me peshën e trupit. /albeu.com/