Lajmet e fundit
Shkollat në Kosovë e nisën vitin e ri shkollor pa ditarë dhe materiale të tjera për evidencën e procesit mësimor.
Mungesa e tyre ua kujtoi mësimdhënësve vitet ’90, kur evidencat mbaheshin me dorë në fletore, raporton Klan Kosova.
Edhe këtë të martë, mësimdhënësit nuk kishin ku të shënonin mungesat e nxënësve dhe orët e mbajtura, ndaj shkollat gjetën zgjidhje të përkohshme.
Problemi ishte i pranishëm edhe në komunat e tjera të Kosovës.
Për këtë çështje, Klani kontaktoi ministrin në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësin e tij, Përparim Kryeziu, por ata nuk ishin të qasshëm për televizionin.
Edhe vitin e kaluar, Ministria e Arsimit ishte kritikuar për vonesat në dërgimin e ditarëve dhe materialeve shkollore nëpër komuna. /Klankosova.tv