Arsenalit i duhen 120 milionë funte për Declan Ricen NULL NULL 09.05.2023 11:23 09.05.2023 11:23 Arsenali raportohet që do të duhet t’i paguajë 120 milionë funte për Declan Ricen e West Ham Unitedit. Përfaqësuesi i Anglisë pranoi që të qëndronte edhe për një vit te Çekanët, mirëpo tani ka ndarë mendjen që të luajë për një klub që garon në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq tash, sipas Sky Sports, West Hami është pajtuar që ta lë Ricen të largohet, mirëpo kërkon shumën e lartpërmendur për ta kaluar më lehtë zinë për largimin e tij.