Arsenali zyrtarizon transferimin e Martin Zubimendit NULL NULL 06.07.2025 14:46 06.07.2025 14:46 LONDON COLNEY, ENGLAND, JUNE 20 : Arsenal Unveil new signing Martin Zubimendi, Sobha Realty Training Centre, 20th June 2025 in London Colney, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images) Arsenal e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll, Martin Zubimendi. Transferimi i tij nga Real Sociedad i ka kushtuar “Topçinjve” rreth 60 milionë funte. Kjo blerje është e dyta për skuadrën e Mikel Artetas, pas portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea për 5 milionë funte. 26 vjeçari e kishte refuzuar një ofertë nga Liverpooli verën e kaluar. Ai është rritur në akademinë e Real Sociedadit dhe ka bërë 236 paraqitje për ekipin e parë, duke shënuar 10 gola. Spanjolli tashmë raportohet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Arsenalin. Sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit që u eliminua nga Manchester United në Europa League me rezultat 4-1 në Old Trafford. Sociedad e mbylli sezonin në vendin e 11-të në La Liga. Martin Zubimendi, ishte gjithashtu pjesë e kombëtares spanjolle që fitoi Euro 2024, duke hyrë në lojë në pjesën e dytë të finales kundër Anglisë, në vend të Rodrit. Goli i Mikel Oyarzabal i solli trofeun Spanjës. Me 19 paraqitje me Spanjën, Zubimendi është bërë titullar i rregullt për shkak të mungesës së Rodrit që vuajti një dëmtim serioz në gju sezonin e kaluar. Ai shënoi edhe në finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë, që Spanja e humbi me penallti. Arsenali gjithashtu ka arritur marrëveshje me Brentfordin për transferimin e mesfushorit Christian Norgaard, për një shumë fillestare prej 10 milionë funte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 9 orë më parë