Lajmet e fundit

Arsenali po përgatit një transferim të madh në afatin kalimtar të janarit, me Mikel Artetën që dëshiron të përforcojë sulmin për garën në Premier League dhe Champions League.
Në listën e londinezëve janë dy yje të PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembélé, ndërsa alternativë për qendrën e sulmit është Eli Junior Kroupi i Bournemouthit.
Drejtuesit e Arsenalit do t’i monitorojnë këta tre lojtarë gjatë muajve të ardhshëm para se të vendosin objektivin kryesor.