10:30, 22 Maj 2020

Arsenali i ka hapur bisedimet me Adrien Rabiot për mundësinë e transferimit të tij në “Emirates Stadium”, sipas Le10Sport.

Evertoni po ashtu ka kontakutar me mesfushorin e Juventusit, i cili thuhet se është i palumtur te Zonja e Vjetër.

Raportet thonë që lideri i Serie A po synon që ta largojë francezin në mënyrë që të kontribuojë në stabilizimin e vet financiar, andaj kjo ka zgjuar interesimin e dy klubeve të lartpërmendura të Premier Ligës.

Topcinjtë ishin përfolur me blerjen e kartonit të tij edhe gjatë kohës sa ishte bërë e ditur që ai dëshironte largimin nga Paris Saint-Germain.

Konkurs Pune

Lexo më shumë