Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali në frymën e fundit e fiton ndeshjen e çmendur ndaj Lutonit

NULL NULL
05.12.2023 23:21

Arsenali ka fituar një ndeshje të çmendur me Lutonin me rezultat përfundimtar 3:4.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Martinelli në minutën e 20-të të takimit, ndërsa pesë minuta më vonë Osho barazoi rezultatin në 1-1.

Ndërsa, një minutë përpara se të përfundojë pjesa e parë, ishte Gabriel Jesus ai që ia dha epërsinë e dytë Arsenalit.

Me të nisur pjesa e dytë, Lutoni shënoi sërish për t’i barazuar shifrat në 2:2 me anë të Adebayo në minutën e 49-të të takimit.

Kurse në minutën e 57-të Barkley ia dha Lutonit epërsinë e parë në takim prej 3:2, epërsi kjo që zgjati vetëm tre minuta ku Havertz shënoi në minutën e 60-të për 3:3.

Kur u mendua se gjithçka u mbyll, Rice në aksionin e fundit në ndeshje e shfrytëzoi një harkim të mirë të Odegaard, i cili me kokë shënoi për rezultatin përfundimtar 3:4.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon të jetë në pozitën e parë me 36 pikë, pesë më shumë se Liverpooli i cili është në vendin e dytë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Lutoni pozicionohet i 17-ti në tabel me vetëm nëntë pikë nga 15 ndeshje.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.