Arsenali ndalet te Burnley (VIDEO)

Arsenali ndalet te Burnley (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Burnley dhe Arsenali kanë barazuar 1:1 në ndeshjen hapëse të javës së 28-të të Premier Ligës.

Golin e avantazhit për Topçinjtë e realizoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Willian.

Ishte Chris Wood ai që e shënoi golin e barazimit në minutën e 39-të, duke e nivelizuar rezultatin për nikoqirët.

Me këtë rezultat, Arsenali do të ndodhej në pozitën e dhjetë me 38 pikë, ndërkaq Burnley pesë vende më poshtë, me 30.