Arsenali mposht bindshëm Brentfordin, rimerr pozitën e parë në tabelë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali mposht bindshëm Brentfordin, rimerr pozitën e parë në tabelë

NULL NULL
18/09/2022

Arsenali ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Brentfordit, në kuadër të javës së shtatë në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar William Saliba, në minutën e 17’, derisa epërsinë e topçinjve e dyfishoi Gabriel Jesus, në minutën e 28’, pas një asistimi nga Granit Xhaka.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, pavarësisht disa rasteve të pastra për shënim.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe njëherë me Fabio Vieiran, në minutën e 49, i cili ishte edhe goli fundit i shënuar në këtë ndeshje.

Arsenali pas fitores ngjitet përsëri në vendin e parë, me 18 pikë të grumbulluara, derisa Brentfordi renditet në pozitën e nëntë. /Klankosova.tv/