Lajmet e fundit

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Aston Villas, duke triumfuar 1-0 falë golit të Bukayo Sakës në minutën e 59-të.
Vendasit patën rastin më të mirë në pjesën e parë, kur Emiliano Buendia goditi traversën, ndërsa Arsenali e gjeti golin pas pushimit, transmeton Klankosova.tv.
Saka fillimisht u rrëzua në zonë, por pas rishikimit nga VAR-i nuk u akordua penallti.
Katër minuta më vonë, Riccardo Calafiori asistoi për Sakën, i cili nga brenda zonës realizoi për 1-0 dhe vulosi fitoren e “Topçinjve”.
Me këtë triumf, Arsenali regjistron fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të sezonit dhe ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në Premier League.