Arsenali me dramë barazon me Southamptonin, të mërkuren vendoset titulli - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali me dramë barazon me Southamptonin, të mërkuren vendoset titulli

NULL NULL
21.04.2023 23:06

Arsenali ka barazuar me Southamptonin, me rezultat 3-3 në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Alcaraz, në minutën e 1’. Golin e dytë për Southamptonin e realizoi Theo Walcott, në minutën e 14’.

Arsenali u mundua të kthehej në lojë me golin e Gabriel Martinellit, në minutën e 20’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Duje Caleta-Car e shënoi golin e tretë për Southamptonin, në minutën e 66’.

Arsenali u kthye në lojë në fund duke e barazuar rezultatin. Fillmisht Martin Odegaard, në minutën e 88’, teksa Saka, në minutën e 91’.

Topçinjtë pas barazimit janë në vendin e parë me 74 pikë, pas 32 ndeshjeve, me katër pikë më shumë se City, që është në pozitën e dytë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në xhiron tjetër, Arsenali do të përballet me Cityn në Etihat, të mërkuren duke filluar nga ora 21:00. /Klankosova.tv.