15:33, 1 Qershor 2020

Arsenali ia ka ofruar Pierre-Emerick Aubameyang-ut mundësinë e zgjatjes së kontratës, sipas raportimeve nga L’Equipe.

Sulmuesi gabonez ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale dhe ende nuk është pajtuar për ta zgjatur qëndrimin e tij te gjiganti londinez.

Ndërkaq tani kanë dalë raportet nga mediumi francez se 30 vjeçi  ka pranuar një ofertë të tillë nga Topçinjtë, mirëpo mungesa e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve mund të shfaqet si prishës i marrëveshjes.

Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë informatë nëse Aubameyang është i prirë ta pranojë apo refuzojë këtë marrëveshje.

Konkurs Pune

Lexo më shumë