Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali e konfirmon lëndimin e Jesusit

NULL NULL
14.01.2025 18:22

Ekipi i Arsenalit e ka konfirmuar se lojtari i tyre, Gabriel Jesus, ka pësuar një dëmtim në ligamentin e përparmë të gjurit të majtë.

Ekipi londinez tha se Jesus do t’i nënshtrohet operacionit ditëve në vijim kurse së shpejti do ta nisë programin e rij të rikuperimit dhe rehabilitimit, transmeton Klankosova.tv.

Për lëndimin ka folur edhe vet Jesus, i cili tha se nuk e mban mend herën e fundit kur ka luajtur futboll pa dhimbje.

Jesus u lëndua gjatë duelit që Arsenali e pati gjatë vikendit me Manchester Unitedin në kuadër të FA Cup, ndeshje të cilën e humbën pas penalltive.

Mbetet për t’u parë nëse Arsenali tani kërkon të forcohet në sulm para përfundimit të afatit kalimtar, pasi tashmë i është dashur të përballet me dëmtimet e Bukayo Saka dhe Ethan Nwaneri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.