“Arsenali e ka lënë Ozil-in në baltë” - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Arsenali e ka lënë Ozil-in në baltë”

NULL NULL
01/03/2017

Menaxheri i përgjithshëm i Gjermanisë Oliver BIerhoff ndjen se Mesut Ozil është lënë në baltë nga bashkë-lojtarët e tij në debaklin e pësuar  nga Bayern Munchen.

Bierhoff mendon që Ozil po vuante nga mungesa e mbështetjes nga lojtarët e tjerë meqë rast e kishte të vështirë të ketë ndikim në lojë, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

Mesfushori gjerman u kritikua rëndë pas humbjes së thellë të skuadrës së tij në Allianz Arena në rundin e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.

“Nuk kishte shumë mbështetje për Mesut Ozil-in në atë ndeshje. Skuadra e la paksa në baltë” tha ai për revistën gjermane Sport  Bild.