Arsenali e do me çdo kusht Caicedon, e dërgon ofertën e dytë drejt Brightonit NULL NULL 30.01.2023 00:01 30.01.2023 00:01 Arsenali nuk e ka ndërmend që të dorëzohet për Moises Caicedon, që ta transferojë në këtë afat kalimtar, i cili do të mbyllet brenda dy ditëve. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi londinez tashmë ka dërguar ofertën e dytë drejt Brightonit, që kap vlerën e 70 milionë funteve duke përfshirë edhe bonuset. Brighton nuk dëshiron ta shesë lojtarin, qëndrimi është shumë i qartë pasi oferta e parë prej 60 milionë funteve u refuzua – por Arsenali provon përsëri pasi Caicedo është ai po e dëshiron me çdo kusht këtë transferim. Caicedo madje ka kërkuar direkt nga klubi që ta shesë në këtë afat kalimtar, ku edhe është përjashtuar nga stëvitjet, të paktën deri sa të kalojë koha e transferimeve. Caicedo me Brightonin, këtë sezon ishte ndër më të dalluarit, ku edhe Chelsea kishte shprehur interesim për të, por ‘Pulëbardhat” po rezistojnë – kërkojnë 80 milionë funte ose hiç. /Klankosova.tv.