13:55, 16 Maj 2019

Mbrojtësi i Gremios, Walter Kannemann, është cak i transferimit nga Arsenali, sipas raportimit të Calcio Mercato-s.

28 vjeçari është gjithashtu në shënjestrën e Sampdorias, mirëpo Topinjtë po shpresojnë që t’i sigurojnë shërbimet e tij për 12 milionë euro.

Kanneman iu bashkua Gremios më 2016, dhe që nga atëherë ka arritur të shfaqet pesë herë për kombëtaren e Argjentinës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë