Arsenali del në vend të dytë NULL NULL 27.12.2024 23:18 27.12.2024 23:18 Kai Havertz bën me gjeste teksa del nga fusha pas fitores ndaj Ipswich, 27 dhjetor, 2024. Foto: AP Skuadra e Mikel Artetas ka fituar ndaj skuadrës së Aro Muriçit, për t’u ngjitur kështu në pozitën e dytë në tabelën e Premier Ligës angleze. Me vetëm një gol të shënuar në minutën e 23-të nga Havertz, Arsenali arriti një trepikësh të vlefshëm në garën për titull. “Topçinjtë” tani zënë vendin e dytë me 36 pikë, 6 larg liderit të tabelës, Liverpool, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. E Ipswich Townit të portierit të kombëtares së Kosovës, Aro Muriç, nuk po i këndohet këngë e mirë. Ata janë në vendin e 19 me vetëm 12 pikë të grumbulluara nga 18 ndeshje. /Klankosova.tv