Arsenal tregon forcën ndaj Evertonit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenal tregon forcën ndaj Evertonit

NULL NULL
01.03.2023 22:52
odegard

Arsenal e ka regjistruar edhe një tjetër fitore në llogari.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 4:0 kundër Evertonit.

Skuadra e Mikel Artetas, realizoi nga dy gola për çdo pjesë.

Dy gola brenda pesë minutave në fund të pjesës së parë të realizuara nga Saka dhe Martinelli treguan se londinezët duan tre pikë të plota.

Edhe në pjesën e dytë u realizuan dy gola të tjerë përmes Martinellit dhe Odegaaardit për ta vulosur kështu një fitore fare të lehtë e cila e dërgon Arsenalin në kuotën e 60 pikëve, pesë më shumë se Manchester City.

Një fitore të madhe Arsenal e ka marrë edhe kundër Aston Villa-s me rezultat 4:2/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS