Arsenal të sigurt për transferimin e Karim Benzema - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenal të sigurt për transferimin e Karim Benzema

NULL NULL
07/08/2015
Ekipa angleze Arsenal janë të sigurt për të përfunduar një marrëveshje transferimi me Karim Benzema, pasi kaluan disa ditë duke negociuar për këtë kontratë.

Benzema besohet të jetë transferimi më i lartë i Arsene Wenger, trajnerit të Arsenalit, gjatë kësaj vere, pasi ai po i synon sulmuesit e klasit botëror.

Pavarësisht se Arsenal kanë thënë publikisht se sulmuesi i Real Madridit nuk është në listën e tyre të transferimeve, gazeta Daily Star thonë se klubi janë të sigurt për kontratën me Benzeman, transmeton Klan Kosova.

Marrëveshja për blerjen e sulmuesit madrelian besohet të jetë rreth 35 milion funta.