20:48, 1 Gusht 2020

Arsenal është fitues i FA CUP pë edicionin 2019/2020.

Skuadra e Mikel Artetas arriti ta mposhtë Chelsean me rezultat 2 me 1, në finalen që u zhvillua në Wembley.

Të parët në epërsi kaluan “blutë e Londrës” me Pulisic në minutën e 6-të.

Aubameyang barazoi gjithçka nga pika e bardhë në minutën e 28-të.

I njëjti realizoi për epërsinë e “Topçinjve”, e 67-të.

Nga minuta e 73-të Chelsea ishte me një lojtar më pak, pas përjashtimit me të kuq të Matteo Kovaçic.

Me këtë rast Xhaka dhe Mustafim dy shqiptarët e Arsenalit nuk mbeten duarthatë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë