Lajmet e fundit

Arsenal ka hyrë në garë për transferimin e Malick Fofana, teksa klubi londinez po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të sulmuesit belg nga Lyoni.
Sipas raportimeve të fundit nga merkatoja, Arsenali ka ndërmarrë hapat e parë për të vlerësuar mundësinë e realizimit të marrëveshjes dhe situatën e lojtarit, transmeton Klankosova.tv.
Fofana thuhet se është interesuar për një transferim te “Topçinjtë”, edhe pse Arsenali nuk është alternativa e vetme në këtë fazë të fundit të merkatos së verës.
Në garë ishte edhe Crystal Palace, i cili kishte qenë në një pozicion të favorshëm për të arritur marrëveshje me Lyonin.
Megjithatë, Fofana nuk dëshiron të transferohet te Crystal Palace, duke e bërë preferencën e lojtarit një faktor të rëndësishëm në negociata.
Lyon po kërkon të realizojë një shitje të madhe për të përfituar financiarisht, ndërsa vendimi i 19-vjeçarit belg mund të jetë përcaktues për destinacionin e tij të ardhshëm.