22:52, 29 Maj 2020

Skuadra Arsenal është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit Moussa Dembele.

Andaj, Topçinjtë janë të gatshëm që t’i bashkohen betejës për ta siguruar nënshkrimin e futbollistit 23 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ndër skuadrat e mëdha që janë të interesuara për ta përvetësuar sulmuesin në fjalë janë: Chelsea dhe Manchester United.

Për shkak të interesimit të skuadrave të mëdha, Dembele pritet të bëhet objekt i ofertave të mëdha.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë