Arsenal gjatë verës në Kosovë? NULL NULL 02.05.2015 16:37 02.05.2015 16:37 Lajmin se Arsenal gjatë verës mund të vij në Kosovë e kanë bërë të ditur tifozët kosovarë të klubit londinez, në uebfaqen e tyre arsenal.kosova.com Arsenal mund të vij për të zhvilluar një ndeshje miqëosre në Kosovë, gjatë verës së ardhshme. Ky lajm ka rrjedhur nga tifozët e këtij klubi përmes uebfaqes së tyre “arsenal-kosova.com. “Për fansat e Arsenalit nga Kosova mund të jetë ky një lajm i mrekullueshëm, pasi ata mund ta kenë mundësinë ta shohin klubin që simpatizojnë në Kosovë”, është thënë në njoftimin e uebfaqes arsenal-kosova.com. “Pas turneut që do të ketë Arsenal në Azi (Singapor) në verë për ndeshje parasezonale drejtuesit e klubit kanë menduar që të zhvillojnë ndeshje miqësore edhe me disa vende nga Evropa jug-lindore”. “Për disa, këto fjalë janë të pabesueshme, por është shumë e vërtet se klubi nga Londra ka mundësi që në verë ta zhvillojnë një miqësore në Kosovë. “Do të presim edhe verifikimin zyrtar nga Arsenali pas disa ditëve”, thuhet në këtë njoftim.