Arsenal e mposht Unitedin, mbetet në garë për titull NULL NULL 12.05.2024 19:48 12.05.2024 19:48 Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta Arsenal e ka mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford”. “Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 0:1. Golin e vetëm e realizoi Leandro Trossard, në minutin e 20-të. Skuadra e Mikel Artetas, mbetet në garë për titull kur për të ka mbetur edhe një lojë deri në fund të edicionit. Por, skuadra e tjera ndjekëse si Manchester City dhe Liverpool, deri në përfundim i kanë edhe dy ndeshje të mbetura. Arsenal aktualisht është në vendin e parë me 86-të pikë. Në vendin e dytë është Manchester City me 85, derisa Liverpool në të tretin me 78 pikë. Kjo e fundit nesër më 13 maj, do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Chelseat.