Arsenal drejt blerjes nga një miliarder - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenal drejt blerjes nga një miliarder

NULL NULL
17/06/2015
Aliko Dangote, biznesmeni më i pasur në Afrikë, ka konfirmuar se dëshiron që të blejë klubin londinez, Arsenal.

Nigeriani renditet i 67-i në listën e njerëzve më të pasur të botës.

Ky miliarder është tifoz i Arsenalit që nga viti 1980, ndërsa ka provuar në vitin 2010 që të blejë klubin londinez.

Ai ka shfaqur interesimin e tij që të blejë klubin nga Londra pasi që sipas tij biznesi i tij ka kaluar në një nivel më të lartë dhe pavarësisht çmimit, kjo do të jetë e përballueshme për të.

Dangote ka thënë se me ardhjen e tij do të ndryshojë edhe strategjinë e klubit. Ai ka thënë që nuk preferon shitjen e lojtarëve ashtu siç Arsenali bënë aktualisht.