Arrin në 26 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Tiranë NULL NULL 09/08/2015 09/08/2015 Si pasojë e një rrjedhje gazi, disa bombola gazi në një ëmbëltore në zonën e “Don Boskos” kanë shpërthyer pasditen e së dielës. Për pasojë, siç është raportuar deri në orën 20:20, 26 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Traumës, ndërsa shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Dy prej punonjësve të ëmbëltores, të cilët kanë qenë brenda në momentin e shpërthimit, dhe një i tretë thuhet se janë në rrezik për jetën dhe të njëjtit gjenden në QSUT, raporton Top Channel. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa ka lënduar edhe persona në rreze prej 100 metra, duke përfshirë këtu edhe ata përballë rrugës. Gjithashtu, tre biznese në katin e parë dhe disa pallate në katin e dytë dhe të tretë të kësaj ndërtese kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Sipas dëshmitarëve, policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa për të njëjtën nuk thuhet edhe për ambulancën, pasi këta të fundit janë vonuar.
Kosova Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet 15 minuta më parë
Kosova Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat 17 minuta më parë
Kosova Në Serbi thuhet se Vuçiq po rri sonte në Bruksel, tenton të kapë edhe një mundësi takimi me Kurtin (VIDEO) 27 minuta më parë