Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrin në 18 numri i të shëruarve nga Covid-19 në Malishevë

NULL NULL
15.04.2020 23:13

Bazuar në shënimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në vend, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me virusin COVID-19, ka arritur në 18 persona, pasi sonte është konfirmuar edhe një person i shëruar.

Po ashtu sonte është shënuar edhe një rast i prekur me COVID-19, dhe numri i të prekurve në Komunën e Malishevës, arrin në 70 persona, njofton Komuna e Malishevës përcjell Klan Kosova.

Bilanci i deritanishëm me COVID – 19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: 70 të prekur, një i vdekur dhe 18 të shëruar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.